Pasi u arratis nga Bosnja, Dodik largohet nga Beogradi drejt Izraelit dhe poston një mesazh

0

Presidenti i entitetit të Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka arritur të largohet nga vendi pavarësisht se për të është lëshuar një urdhër arresti. Ai mbrëmë ka udhëtuar nga Beogradi për në Izrael.

Pas zbarkimit në Izrael, Dodik dërgoi një mesazh në rrjetin social “X” dhe tha se respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.

“Kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli tregon se liria dhe siguria janë të paçmueshme dhe se një popull që e di se kush janë, refuzon të jetë as një objektiv ose një vartës”, shkroi ai.

Ai shtoi gjithashtu se Republika Srpska dhe Izraeli mbrojnë njëri-tjetrin pa kërkuar falje.

“Ashtu si Izraeli mbron veten pa mëshirë, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, për të vendosur dhe ruajtur besëlidhjen e paraardhësve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u përpoqën të zhdukeshin plotësisht – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”, tha ai.

Milorad Dodik është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën Kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars, sipas raporteve të mëparshme.

Largimi i Dodikut shkaktoi reagimin e Policisë Kufitare në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi nisi një hetim se si ai ka kaluar kufirin shtetëror me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq.