Pasi u nda nga Roberti, Nora Istrefi tregon nëse është apo jo në një lidhje dashurie!

0

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishte një nga këngëtaret më të dashura të publikut, Nora Istrefi, për të folur më shumë rreth jetë së saj private dhe profesionale.

Gjatë intervistës, Nora është pyetur nga vëllezërit Veshaj në lidhje me jetën e saj personale pas ndarjes.

Vëllezërit Veshaj: A ka diçka të re në jetën personale të Norës?

Nora Istrefi : Për momentin nuk ka asgjë në atë drejtim, prioritet është vajza kur të ketë diçka do t’ju tregoj.

Kur artistja u pyet nëse Roberti do t’i kërkonte rikthim, artistja u shpreh se nuk do të donte t’i përgjigjej kësaj pyetje.

Gjithashtu Nora na tregoi se si është një ditë e saj.

Kaloj shumë kohë dhe me vajzën, tani klasa e dytë me detyra dua të kaloj më shumë kohë me të tani që po rritet. Jam shumë detajiste merrem shumë vetë me projektet e mia, shumë kohë ia kushtoj studios, sidomos tani që ka shumë prurje të reja në industri. Merrem dhe pak me fitnes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu