Paskal Milo: Vuçiçi s’është çmendur t’i hapë luftë NATO-s! Eksperti Kulla: Për 23 vite në veri s’kishte flamur të Kosovës, çfarë duhet të bëjë Kurti?!

0

Në emisionin “Open” në News24 Paskal Milo foli për tensionet në veri të Kosovës. Gjatë bisedës në studio, Paskal Milo tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është i vetëdijshëm që nuk mund të futet në luftë me NATO-n.

“Vuçiçi nuk është çmendur që të futet në luftë me NATO-n sepse nëse shkel integritetin e Kosovës, nuk futet në lutë me Kosovën, por me KFOR, sepse garant për integritetin e Kosovës është NATO. Vuçiçi është politikan me përvojë dhe i di përpjekjet që po bën Perëndimi për ta shkëputur nga Rusia dhe ndihet si fëmijë i përkëdhelur, i privilegjuar dhe kërkon të përfitojë nga kjo pozitë e privilegjuar që ka për të realizuar pikësynimet e tij në marrëdhënie me Kosovën”, ka thënë Paskal Milo.

Nga ana e tij ekspert i çështjeve të sigurisë dhe politikës rajonale, Ilir Kulla u shpreh se në një situatë të tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mund të dalë përpara Serbisë dhe t’u japë veriun.

“Ka 23 vjet që veriu i Kosovës pavarësisht se kush ka qenë në pushtet nuk ka një flamur të shtetit të Kosovës. Kemi një parti që nuk e njeh Kosovën, çfarë duhet të bëjë kryeministri i Kosovës? T’i thotë merreni edhe pjesën tjetër që ju ka mbetur?”, tha ndër të tjera Ilir Kulla.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu