Familjarët e 263 fëmijëve që u nxorën nga rrënojat në Turqi rezultojnë ende të zhdukur, raportoi Ministria e Shërbimeve Sociale në Turqi.
Nga fëmijët e shpëtuar, 162 prej tyre ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 101 fëmijë janë transferuar në njësitë përkatëse të ministrisë dhe janë marrë nën kujdesin institucional pas trajtimit të tyre.
Ministria njoftoi se 18 fëmijë u janë dorëzuar familjarëve të tyre. Më shumë se 21,000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri, dhe punonjësit e shpëtimit tani po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të shembura nën kushtet e motit të ftohtë.
Të paktën 78,124 njerëz u plagosën në të dy vendet, sipas autoriteteve.