Ka nisur testimi për përzgjedhjen e 500 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, për Patrullë të Përgjithshme.
Testimi me shkrim po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ndarë në 2 grupe, duke respektuar masat anti-Covid.
Korrigjimi do të bëhet me skuatron, në prani të vetë kandidatëve. Ata që do të shpallen fitues në këtë fazë, do të vijojnë garën me testimin fizik e psikologjik.