Paundi bie në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave kundrejt dollarit

0
In this photo illustration, British currency in the form of two one pound coins rest atop a Bank of England ten pound note featuring an image of Queen Elizabeth II as a leading think tank predicts that surging rates of inflation and weak economic growth in the country could contribute towards a recession, with many households slipping into poverty on 10th May, 2022 in Leeds, United Kingdom. The National Institute of Economic and Social Research (Niesr) has said that a "combination of shocks" could leave the incomes of some "permanently lower". (photo by Daniel Harvey Gonzalez/In Pictures via Getty Images)

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët të të gjithave kohërave kundrejt dollarit. Paundi ka qenë gjithashtu nën presion pasi dollari merr një nxitje nga banka qendrore e SHBA duke vazhduar të rrisë normat, shkruan BBC.

Nëse paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave me çmim në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme.

Mallra të tjera nga SHBA-ja mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta. Rënia e paprecedentë e monedhës vjen pas njoftimit të Kancelarit Britanik të Thesarit Këasi Këarteng të premten se Mbretëria e Bashkuar do të vendoste uljet më të mëdha të taksave në 50 vjet, në të njëjtën kohë me rritjen e shpenzimeve.

Kancelari Këasi Këarteng foli për një “epokë të re” për ekonominë, tatimi mbi të ardhurat dhe taksat për blerjet e shtëpive do të ulen dhe rritjet e planifikuara në taksat e biznesit janë hequr.

Masat e reja fiskale për uljen e taksave, të cilat përfshijnë heqjen e planeve për rritjen e taksës së korporatave dhe uljen e kufirit në bonuset e bankierëve, janë kritikuar si “ekonomi të ulët” edhe nga anëtarët e partisë së vetë kancelarit.

Ish-kancelari i konservatorëve, Lord Ken Clarke kritikoi uljet e taksave të dielën, duke thënë se kjo mund të çojë në rënien e paundit.

Edhe Euro shënoi nivelin më të ulët në 20 vite kundrejt dollarit në Azi, mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit, ndërsa dimri po afron pa asnjë shenjë të një fundi të krizës energjetike ose të luftës në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu