Përplasjet me Partisë Demokratike dhe koalicionit të “Shtëpisë së Lirisë” janë shtuar sërish ditën e sotme, ku çështje është bërë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Lushnje, Elton Bano. Kandidati në fjalë përgënjeshtroi akuzat nga selia blu se ka fshehur të dhënat e dënimit për grabitje në Britaninë e Madhe, ngjarje e ndodhur në vitet 1998-2000. Bano shton se nuk ka qenë i dënuar për asnjë vepër penale gjatë jetës së tij dhe se në Mbretërin e Bashkuar ka qëndruar si emigrant deri në vitin 2010 pasi i përfundonte lejeqëndrimi.
Në deklaratën e tij të publikuar në Facebook, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Lushnjen premton se do ta ndjekë çështjen në fjalë në gjyq duke paditur Partinë Demokratike për shpifje dhe prishje imazhi. Ai e konsiseroi Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardh si gaz me aromë kimikati.
Postimi i Elton Banos:
DEKLARATË
Lushnje, 22 Shkurt 2022.
Unë, Elton Bano kandidat I kualicionit ‘’Shtëpia e Lirisë’’ për bashkinë Lushnje dua fillimisht të falenderoj çdo bashkëqytetar lushnjar, çdo përkrahës, të rinj dhe të reja, burra dhe gra qe I jeni bashkuar fushatës time në mënyrën më profesionale të mundshme.
Rroftë Lushnja dhe lushnjarët!
Më herët, PD i dërgoi sot një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të kërkuar verifikimin e të dhënave për Elton Banon, pasi pretendon se ai ka fshehur dënimin në Angli për grabitje në vitet 1998-2000 nga formulari i dekriminalizimit. Partia më e madhe opozitare thekson se në rast se një gjë e tillë vërtetohet atëherë, Bano duhet të përjashtohet nga gara për bashkinë e Lushnjes.
Postimi i PD:
PD kërkon verifikim për Elton Bano. Kandidati i LSI-PDK fshehu dënimin për vjedhje në Angli të përjashtohet nga kandidimi.
Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kandidatit të LSI-PDK në Lushnjë Elton Bano. PD ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. “Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së. PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.“Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos, kandidat i LSI-PDK për Bashkinë e Lushnjës. 3 vitet e fundit, PD ka bërë kërkesa për verifikime të përfaqësuesve te PS në disa Bashki pas zgjedhjeve të Qershorit 2019 dhe të gjitha faktet e bëra publike kanë rezultuar të vërteta.
Çfarë ka ndodhur?
Partia Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit të PD janë përplasur shumë gjatë kohës së përgatitjes për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Selia blu publikoi në fillim të këtij një video të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” për Rrogozhinën Hekuran Xhani, i cili shante me fjalë të rënda ish-kryeministrin Sali Berisha në gjendje të dehur me disa miq.
Vetë ish-lideri i PD ka akuzuar vazhdimisht kandidatin e PD për Durrësin Luan Hotin si person i lidhur me kryeministrin Edi Rama pasi ka përfituar koncesionin e anijeve në Shqipëri.
Më herët, kandidati i Partisë Demokratike për Rrogozhinën Ferdinand Saraçi ka shkruar në formularin e dekriminalizimit se është dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje.