PD-ASHM, kërkesë urgjente KQZ-së për mos certifikim të rezultatit të votave të diasporës

0

TIRANA- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë vendit. Kërkesa është nënshkruar nga Franc Nuri, përfaqësuesi i PD-ASHM pranë KQZ-së.

Me anë të shkresës PD-ASHM kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur dhe të paangazhuar në ndonjë institucion shtetëror apo politik. Gjithashtu në shkresë theksohet se konsiderohet e domosdoshme që KQZ-ja të ndërmarrë hapat urgjentë, veçanërisht në shtete si Greqia.