Deputetët e grupit demokrat kanë braktisur dy komisionet parlamentare të Ekonomisë dhe Ligjeve.
Opozita akuzoi mazhorancën për sjellje arbitrare dhe antikushtetuese në parlament, duke asgjësuar sipas saj çdo hapësirë për pakicën.
Qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike vjen një ditë pas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit për përshkallëzim të aksionit politik pas rrëzimit të kërkesave për ngritjen e tre komisioneve hetimore dhe përbërjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.