PD do zhvillojë mbledhjen e parë të Kryesisë pas 11 Majit/ Zbulohet tema e diskutimit

0

Partia Demokratike ka njoftuar se këtë të mërkurë do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë.

Në njoftimin e PD thuhet se do të diskutojë mbi vendimarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj farsës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

”Të dashur miq. Diten Merkure ne ora 13:00 do zhvillojme mbledhje Kryesie me rend dite::
1-Diskutime dhe vendimmarrje mbi qendrimin e PD rreth farses zgjedhore dhe zhvillimet e fundit poltike ne vend”, thuhet në njoftimin e PD.

Kujtojmë se kjo mbledhje mbahet e para pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ky takim vjen dy ditë para mbajtjes së seances së parë të legjislaturës së re të Kuvendit më 12 shtator, e cila u dekretua sot edhe nga presidenti Bajram Begaj.