Partia Demokratike e Lulzim Bashës vijon akuzat në drejtim të koalicionit mes Berishës dhe Kryemadhit, veçanërisht për kandidatin e tyre në qarkun e Dibrës.
PD thotë se kandidati që është përzgjedhur në Dibër, Premtim Kryemadhi, është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.
Sipas PD-së gruaja e tij prokurore, Besiana Zeneli, e cila u shkarkua dje nga KLP, nuk ka hetuar dosjen e vjedhjes së votave në Dibër.
Postimi i PD:
Kandidati i Dibrës është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.
Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.
Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.
Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.
Po zgjodhe Sali Berishën e lir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën