PD e Berishës apo Alibeajt?/ Celibashi: Të gjendet zgjidhja për të regjistruar partinë në zgjedhjet, ne jemi dora e fundit

0

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Iliria Celibashi në një deklaratë për mediat tha se çështja për regjistrimin e PD-së në zgjedhje ka mbetur ende pezull dhe se duhet të zgjidhet sa më parë pasi kjo e fundit është për nga më kryesoret në opozitë.

Celibashi tha se vendimmarrja duhet të jetë në përputhje të ligjit dhe duhet të gjendjet një zgjidhje, pasi rrezikohet që PD mos të regjistrohet në zgjedhje.

“Për ne është një parti Demokratike mbetet për tu parë se kush e ka tagrin. Dikush thotë e ka Berisha, dikush thotë Alibeaj do ishte mirë që çështja të ishte zgjidhur dhe të zgjidhet pasi flasim për interes publik të dorës së parë, pasi është partia kryesore e opozitës. Gjithsekush që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate, ne jemi dora e fundit, presioni këtu është kot sepse vendimmarrja këtu do jetë në përputhje me ligjin. Në fund të fundit do vendoset siç e ka parashikuar ligji, Gjithkush, të japë kontributin e vet që kjo çështje të zgjidhet ashtu siç duhet, nuk është KQZ që vendos për çështje që nuk i ka kompetencë. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet.

Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë, të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë”, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu