Berisha: Selia është një dhe vetëm një. Do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim, ajo nuk është seli e pengjeve. Nuk është e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës. Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekjeje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute ky revolucion do të kthehet tek ti. Po lerë tani, revolucionit nuk i reziston dot kush mos bëni shaka.