PD mbledh për herë të parë drejtuesit politikë

0

Pak ditë pasi u caktuan në mbledhjen e kryesisë, 12 drejtuesit politik të Partisë Demokratike do të mblidhen sot në seli.

Gjatë takimit, Sali Berisha, kryetar i PD-së, nga arresti i shtëpisë do të mbajë edhe fjalën e tij nëpërmjet një video konferencë siç ka bërë edhe më parë.

‘Në orën 17.00 në selinë e PD, salla “Pjetër Arbnori” do të zhvillohet takim me drejtuesit politikë të PD ku do të ketë fjalën e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.’- njofton PD.

Drejtuesit politik të PD-së sipas qarqeve:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Diber: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu