PD mbledh sot grupin, kriza në parti dhe Presidenti

0

Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin Parlamentar. Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për dy çështje kryesore, atë të krizës së brendshme por edhe për emrin e Presidentit të ri. Nuk dihet nëse edhe kjo mbledhje do të shoqërohet me debate, ashtu si dy herët e kaluara, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Gjatë mbledhjeve të fundit ka patur shumë debate mes Alibeajt dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili merr pjesë në çdo takim në selinë blu. Nuk dihet nëse edhe mbledhja e sotme do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë apo jo.

PD është e ndarë për çështjen e Presidentit pasi Berisha nuk pranohet për negociata nga maxhoranca, ndërsa Alibeaj pritet të japë propozimet e veta. Nga ana tjetër, lideri historik i PD-së e konsideron farsë diskutimin për çështjen e Kreut të Shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu