‘PD mbrohet nga RENEA’/ Policia e Shtetit: S’kemi asnjë lidhje me akuzat

0

Policia e Shtetit hodhi poshtë deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha se selia e Partisë Demokratike po mbrohet me punonjës së RENEA-s dhe Gardës së Republikës. Në një komunikatë të fundit, zyra e Policisë së Shtetit bëri me dije se nuk ka asnjë efektiv në territorin e PD-së dhe shpreh keqardhje që institucioni i saj përgojohet në debatin e brendshëm politik të partisë më të madhe opozitare.

Gjithashtu, institucioni i Policisë së Shtetit theksoi se nuk ka snjë lidhje me akuzat e përmendura në media ditët e fundit në lidhje me Partinë Demokratike.

REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu