PD negociata për 6 bashkitë, bisedime me të gjitha forcat opozitare, përveç Arlind Qorit

0

Partia Demokratike do të nisë të hënën negociatat me partitë opozitare për zgjedhjet që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit.

Pjesë e grupit negociator është Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, drejtuesi politik për Tiranën Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 Majit.

Burime brenda PD bëjnë me dije se negociatat do të zhvillohen me të gjitha partitë opozitare, duke përjashtuar “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorrit, që i përket ekstremit të majtë.

Partia Demokratike synon që në zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen brenda pak javësh të hyjë me koalicionin më të gjerë të mundshëm.

Në përfundim të bisedimeve me forcat e tjera politike, pritet që PD të shpallë edhe kandidatët për 6 bashkitë ku pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Bashkitë që sot jane pa kryetar e pritet të shkojnë në zgjedhje janë: Bashkia e Tiranës, Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut.