PD pro zgjatjes së afateve të Vettingut, Sula-Bashës: Lider! Ndarje nga e shkuara

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka mbështetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të votuar “pro” zgjatjes së organeve të Vettingut. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar Sula u shpreh se vendimi i Bashës e bën krenar për rrugën që ka zgjedhur opozita në Kuvend.

“Bendimi që keni marrë, vendim prej lideri. Jemi krenar për rrugën që kemi zgjedhur. Kjo është ndarja përfundimtare nga e shkuara,”-tha në fjalën e tij Dash Sula.

Sot, 94 vota duhen për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandateve për organet e Vettingut. Me 74 vota të sajat, sot maxhoranca kërkon të tjerat nga opozita për ndryshimet që kërkohen me ngulm nga ndërkombëtarët. Prej kohësh ambasadorët kërkojnë zgjatje të afateve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësut e tij kanë dekluar publikisht se do të jenë kundër.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu