Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës kombëtare të thirrur nga opozita në datë 7 tetor në orën 18:00.
Shqiptarët janë thirrur këtë të hënë ora 18.00 në protestë kombëtare për të marshuar drejt Tiranës.
Motoja e protestës sipas spotit është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim një qeveri teknike asnjanëse që mbikëqyr zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.
Spoti gjithashtu revokon përndjekjen e eksponentëve politikë të opozitës dhe kërkon lirimin e tyre si të liderit të opozitës Sali Berisha edhe të deputetit Salianji.
E gjithë Shqipëria do të jetë në Kryeqytet.
Në kryeqendrën e vendit tonë shqiptarët do të bashkohen sërish për një protestë madhështore kundër regjimit të instaluar në Shqipëri.