PD publikon videon: Tom Doshi caktoi kandidaten e PS në Shkodër

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka poublikuar një video, ku sipas tij Tom Doshi ka zgjedhur kandidatin e PS-së për kryebashkiak të Shkodrës. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Rama ja ka dhënë çdo pushtet në dorë Doshit, duke shtuar se çdo emërim, çdo kandidim dhe çdo tender kalon nga Doshi.

Postimi i Plotë:

Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës. Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi? Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni per Shkodren, do votojne Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!