PD reagon ndaj deklaratës së Manjës për Amnistinë Penale: Akt kriminal, kërkojmë tërheqjen e këtyre ndryshimeve

0

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, ka reagur pas fjalës së Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për amendimin e drafitit të Amnistisë Penale nga i cili parashikohet që të përfitojnë dhe të dënuarit me vendim të formës së prerë nga GJKKO.

Nëpërmjet një postimi, Sefa tha kjo është në vazhdën e përpjekjeve të kryeministrit Rama për të kontrolluar e për të demotivuar drejtësinë, teksa theksoi që PD kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve.

Postimi i plotë:

Sot ministri i drejtësisë doli pa u skuqur dhe pa u zverdhur si burracak për të justifikuar vendimin që synon të annistojë të korruptuarit e tyre. Me një akt tinzar ne ditën e fundit të diskutimit ndryshuan projektligjin për amnistinë duke i çuar dhe një mesazh kriminal SPAK dhe Gjykatës, se ata mund të denojnë të korruptuarit, por Edi Rama do ti falë ata. Kjo është kriminale.

Sot ministri anti-SPAK duhet tu tregonte shqiptarëve:

Kush ka kërkuar shfuqizimin e germës c) pika 2 te neni 5?

Kush e ka kërkuar ndryshimin e pikës 3 të nenit 6 ?

Për cilët persona janë kërkuar këto ndryshime?

Pse u ndryshua dje me fshehtësi dhe nuk u diskutua më herët?

Me amendamentet anti-SPAK synohet që çdo i korruptuar, çdo hajdut tenderash publikë, çdo hajdut pronash, çdo zullumqar i kësaj qeverie i dënuar me vendimim të formës së prerë, të përfitojnë ulje denimi 1 vit meshkujt dhe 1.5 vite femrat.

Me këtë amendament  mundësohet që funksionarët publikë të përfitojnë nga ndjekja penale dhe nga hetimet ndaj tyre.

Kjo natyrisht është në vazhdën e përpjekjeve të Edi Rames për të kontrolluar, për ti bërë presion dhe për të demotivuar drejtësinë. PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve, përfshirjen në amnisti të të të gjithe atyre qe protestuan kundër kesaj qeverie, për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu