TIRANË- Partia Demokratike dhe opozita në tërësi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të martën e 30 dhjetorit në orën 11.00. Kërkesa e ligjvënësve opozitarë, ka të bërë me shqyrtimin kërkesës së SPAK, për t’i hapur rrugë, autorizimit të Kuvendit për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut.
‘Thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të ½ së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores Kryetari i Kuvendit ka detyrim të njoftojë Rendin e Ditës, dhe për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë’, thuhet në shkresën e anëtarëve demokratë të Këshillit të Mandateve drejtuar Kuvendit.





