Pekini mirëpret vendimin e Moskës për të njohur qeverinë e talebanëve në Afganistan: Nuk duhet të përjashtohet nga bashkësia ndërkombëtare!

0
Beijing CBD sunset

KINË- Kina përshëndeti të premten vendimin e Rusisë për t’u bërë vendi i parë që njeh qeverinë e talebanëve në Afganistan, duke u zotuar të vazhdojë një politikë të jashtme miqësie ndaj popullit afgan. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning deklaroi se Kina, si një vend fqinj dhe mik i Afganistanit gjithmonë ka besuar se ky vend nuk duhet të përjashtohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Moska njohu të enjten qeverinë talebane në Afganistan, e cila u rikthye në pushtet në vitin 2021 pasi rrëzoi qeverinë e mbështetur nga Perëndimi, duke imponuar një version të rreptë të ligjit islamik mbi popullsinë. Edhe pse vetëm Arabia Saudite, Pakistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kishin njohur qeverinë e mëparshme të talebanëve në Afganistan (1996-2001), këtë herë shumë shtete të tjera, përfshirë Kinën, ashtu si Pakistani, kanë pritur ambasadorë të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit në kryeqytetet e tyre, megjithatë pa e njohur zyrtarisht atë.