Peleshi: Flakët rrezikojnë Llogaranë, Karaburuni pika më e nxehtë

0

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se qarku i Kukësit vazhdon të jetë më problematiku ku janë edhe dy vatrat aktive të zjarrit.

Po ashtu në qytetin e Durrësit dhe të Mirditës janë dy vatra aktive, por që janë të menaxhueshme nga zjarrfikësit.

“Dy vatra në qarkun e Kukësit janë më problematike. Në Mirditë po ashtu kemi një vatër serioze. Në Durrës kemi një vatër të menaxhueshme. Të gjithë kanë punuar me heroizëm. Pas nesh duken dy vatra, më e madhja është në gropë dhe është e rrethuar nga zona të djegura. Në situata të tilla duhen edhe profesionalizmi dhe heroizmi. Unë kam pare heroizëm dhe profesionalizëm tek të gjithë ata që kanë punuar”- u shpreh ministri Peleshi.

I pyetur nëse punonjësit kanë mjetet e duhura për të shuar flakët, Peleshi tha ashtu e në të gjithë botët mjetet janë të pamjaftueshme. Ai u shpreh optimist për rezultatet e deritanishme duke falenderuar edhe helikpterët e ardhur nga Holanda dhe Çekia.

“Ata kanë mjetet e duhura, por kanë mjete të pamjaftueshme ashtu si në të gjithë botën. Keni dëgjuar apele për ndihmë nga Greqia dhe Turqia. Janë situata shumë komplekse,por nuk na kanë gjetur të papëtrgatitur. Jemi në luftë me fenomene natyre dhe nuk dua të them se ia kemi dalë pasi kemi kaluar shumë vështirësi të mëdha. Është menaxhuar shumë mirë deri tani. Ka dy helikopterë të ardhur nga BE. Ata nuk punojnë në një kohë. Njëri qëndron i parkuar në Rinas, i treti është ai i Çekisë dhe është dërguar në Kukës”- u shpreh ai.

Peleshi më tej tha se flakët në Vlorë rrezikojnë Parkun e Llogarasë dhe se nëse flakët do të mbërrijnë atje nuk do të kemi çfarë të bëjmë.

“Rrezikohet Llogaraja prandaj ne jemi këtu ditë e natë. Duam të shmangim kapërcimin e zjarrit tek parku. Nëse fillon djegia e tij do të jetë një situatë që nuk do të kemi çfarë të bëjmë as nga ajri. Por nuk do të shkojmë në atë situate”- tha Peleshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu