Pëlqen serialin turk “Ertugrul”, 60-vjeçarja konvertohet në myslimane

0

Një 60-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara është konvertuar në mysliman. Shkak për këtë është bërë seriali turk, i quajtur “Resurrection: Ertugrul”.

Banorja e Wisconsinit e zgjodhi emrin mysliman, Khadija, pasi u konvertua në Islam. Ajo i tha agjencisë Anadolu se e gjeti serialin përderisa ishte duke kërkuar filma në platformën e famshme, Netflix.

“Ishte një histori për të cilën nuk dija asgjë”, u shpreh për serialin turk, duke theksuar se dialogjet e një personazhi i dhanë kuptim të ri jetës së saj dhe se ato fjalë e kanë bërë të mendojnë shumë e nganjëherë edhe të qajnë.

60-vjeçarja shtoi se i ka shikuar të gjitha episodet e serialit katër herë dhe se ka filluar t’i shikojë ato për herën e pestë.

“Më pëlqen të mësoj histori të reja. Ishte diçka që m’i hapi sytë për atë që bëra tani rreth religjionit dhe u përpoqa të kërkoj më shumë”, tha qytetarja amerikane.

Seriali “Resurrection: Ertugrul”, i përshkruar shpesh si “Game of Thrones” i versionit turk, rrëfen për themelimin e Perandorisë Osmane në Anadollin e shekullit XIII. Në të paraqiten përpjekjet e Ertugrul Gazit, babait të sulltatin të parë të kësaj perandorie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu