KINË- Qindra mijëra njerëz në Kinë janë evakuuar në disa provinca jugore dhe lindore pas shirave të pandërprerë që shkaktuan përmbytje dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut. Banorët e dy provincave u evakuan pas paralajmërimeve për përmbytjet të martën pasi lumenjtë u tejmbushën dhe nivelet e përmbytjeve arritën nivelin më të lartë të 50 viteve.
Sipas BBC, videot në mediat shtetërore tregojnë makina e mbuluara nga uji, ndërtesa të cilat katet e para i kanë të fundosura dhe njerëzit të cilët o gjejnë mënyra se si të shpëtojnë. Meterologët thonë se zona po përballet me reshjet më të vështira që nga viti 1961. Banorët që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve dhe u është kërkuar të lëvizin në zonat malore në mënyrë që të mos rrezikojnë.
Qyteti i Shaoguan në provincën Guangdong ka qenë një nga më të prekurit, duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin e tij për përmbytjet në nivelin më të lartë pasi qyteti regjistroi reshje rekord që nga fundi i majit. Një alarm i ngjashëm u vendos për qytetin Qingyuan të Guangdong.
Në pellgun e ulët të lumit Pearl, i cili rrethon Guangdong dhe Guangxi, shiu ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit, prodhimi dhe transporti tashmë po vuajnë nën masa të rrepta anti-Covid. Ndërkohë në provincën Jiangxi në Kinën juglindore, autoritetet ngritën një paralajmërim për përmbytje pasi u prekën 485,000 njerëz në nëntë rrethe.