Pendarovski e thotë haptas: Vetëm VMRO dhe partia shqiptare mund të provokojnë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut

0

Vetëm VMRO-DPMNE dhe BDI kanë kondicion apo fuqi në Kuvend për të provokuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha presidenti Stevo Pendarovski.

“Mirëpo, cili do të ishte motivi i BDI-së për këtë. Mund të thonë se në këtë mënyrë do të fitojnë më shumë deputetë, por a është e mundur që me VMRO-DPMNE-në të ketë përparim në agjendën evropiane. “Nëse arrihet marrëveshje me Bullgarinë, a do të jetë më i mirë zbatimi me VMRO-DPMNE-në”, tha ai në TV 24.

Megjithatë, ai shtoi se, sipas tij, qeveria ka më shumë shanse të përfundojë mandatin sesa të shkojë në zgjedhje të parakohshme.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu