GAZA- Tre pengjet e liruara nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit ndodhen në Izrael. Emily Damari, Romy Gonen dhe Doron Steinbrecher janë në tokën izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se Emily, Doron dhe Romi më në fund morën rrugën për në shtëpi. Ai gjithashtu u shpreh se është një moment emocioni i madh.
Fillimisht tre pengjet iu dorëzuan Kryqit të Kuq nga anëtarët e Hamasit dhe më pas organizata ia dorëzoi ushtrisë izraelite. Forcat e Armatosura izraelite publikuan videon e momentit kur tre gratë u dorëzuan në ushtri.
Siç raporton timeofisrael.com, në rrjetet sociale janë publikuar foto ku shihet Emily Damari në një video-telefonatë me familjarët pas takimit me nënën e saj. Emily ishte në një strukturë IDF për t’u testuar. Në imazhet, Emily ka një fashë në dorë pasi u plagos gjatë sulmit më 7 tetor 2023. Sipas transmetuesit publik Kan, ajo humbi dy gishta.
The IDF releases footage showing the moment the Red Cross handed over hostages Romi Gonen, Emily Damari, and Doron Steinbrecher to special forces in the Gaza Strip. pic.twitter.com/8Ht21aXRfM
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 19, 2025
Former hostage Emily Damari on a video call with her family after meeting with her mother at an IDF facility near the Gaza border. pic.twitter.com/SK3SDLW3xI
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 19, 2025