Pengohet nisja e Konferencës së Kryetarëve, deputetët e PD bllokojnë hyrjen

0

Deputetët e “Foltores” vazhdojnë misionin e tyre për të penguar çdo aktivitet që zhvillohet në godinën e Kuvendit.

Sot në orën 10:00 ishte parashikuar të niste Konferenca e Kryetarëve ku do të diskutohej për një projektligj të rëndësishëm, siç është ai për buxhetin.

Deputetët e përjashtuar të PD, po ashtu edhe vetë Berisha kanë bllokuar hyrjen për në sallë dhe ia kanë arritur që të pengojnë nisjen e kësaj mbledhjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu