“Pengu” i madh i këtij Botërori, Pogba: Zemra ime do të jetë me Francën, Zoti kishte plan tjetër për mua

0

Paul Pogba është mungesa e madhe e këtij Botërori. Futbollisti i Juventusit është i dëmtuar dhe do ndjekë kompeticionin madhor nëpërmjet televizionit. Mesfushori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shprehet se do të mbështesë Kombëtaren e Francës, edhe pse nga larg.

“Zoti kishte një plan tjetër për mua. Unë do të mbështes ekipin tim, kombin tim, vendin tim nga larg. Zemra ime do të jetë me ekipin! Suksese të gjithë lojtarëve të përzgjedhur” – Shkruan Paul Pogba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu