Pensionistët, “një jetë” që mbjellin shalqi

0

Këta janë Nazmi dhe Bardha Halili. Prej 46 vitesh kultivojnë shalqi në tokat e Muçjasit në Divjakë. Ndonëse janë pensionistë, vijojnë ende punën në bujqësi. Kanë 6 dynym serra me shalqi dhe me punën e tyre arrijnë të nxjerrin të parët prodhimin për treg duke kapur edhe çmimin më të lartë.

“E kemi kapur çmimin dhe jemi të kënaqur. Çmimi fillestar është kapur me 140 Lekë. E tani që ka shkuar 70, 80 Lekë, unë jam i kënaqur si fermer.”

Për këtë produkt ka interes nga tregu vendas.

“Më shumë ka marrë Saranda, Elbasani, Korça merr shumë, Pogradeci e të tjera me radhë.”

Çifti i bashkëshortëve kanë punuar me shalqirin edhe në Itali për 11 vite. Të njëjtën metodë mbjelljeje përdorin edhe në tokat e Divjakës.

“Njësoj, si atje, edhe këtu. Tani, atje ka pak më lehtësi sepse janë të gjitha mjetet për mbjellje e të gjitha e ne i mbjellim me dorë, ka pak lehtësi.”

Divjaka është një nga zonat ku kultivohet më shumë shalqi në vendin tonë, ku fermerët e mbjellin jo vetëm në fusha, por edhe në sera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu