Pep Guardiola pushon në Barbados, tekniku spanjoll freskohet në ishullin e famshëm

0

Më në fund pak relaks për Pep Guardiolën. Tekniku spanjoll ka zgjedhur ishullin Barbados në Karaibe për të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij. Pep shihet një formë fantastike, i nxirë dhe i tonifikuar.

Pep u fotografua i shkujdesur duke shijuar në maksimum detin e kristaltë dhe dallgët. Në shoqërinë e tij nuk mungonte as Cristina Serra, bashkëshortja e tij 51-vjeçare.

Pavarësisht se nuk arriti as këtë vit të fitonte Champions League, Pep Guardiola ka më shumë se një arsye për të shijuar disa ditë pushim pasi arriti të fitojë titullin në Premier League, i katërti në pesë vitet e fundit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu