Erling Haaland është shumë i rezervuar dhe përdor pak rrjetet sociale, ndryshe nga shumë kolegët e tij.
24-vjeçari norvegjez nuk jep shumë detaje për jetën e tij private dhe kështu askush nuk ishte në dijeni për një lajm të gëzuar: disa ditë më parë, ish-lojtari i Borussia Dortmundit dhe Salzburgut është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e dha Pep Guardiola gjatë konferencës për shtypin pas fitores së arritur dje nga Manchester City kundër Leicester-it.
Një sukses që erdhi në një moment të vështirë edhe për Haaland, i cili nuk kishte shënuar për tri ndeshje dhe kishte humbur një penallti kundër Evertonit:
“Disa herë Erling është gjykuar keq, por kjo është pjesë e futbollit.
Ai është lodhur, ka luajtur shumë minuta.
U bë baba për herë të parë ditët e fundit, një ngjarje që ka shkaktuar shumë emocione.
Për të ka qenë shumë emocionuese,” tha trajneri katalanas.