Kanë kaluar 4 muaj që punonjësit e Administrata së Bashkisë së Peqinit, nuk paguhen nga institucionet shtetërore. Punonjësit shprehen se mosmarrja e rrogës në fund të muajit, ndikon drejtpërdrejtë në mënyrën e jetës së tyre.
Ndërkohë në këtë administratë, për këtë problem të theksuar që prej 4 muajsh, ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i financës. Punonjësit ankohen se kjo administratë ka pasur herë pas here probleme të tilla me pagesën në kohë.
Gjithashtu, ato theksojnë se nga 7 Bashkia të qarkut të Elbasanit, Bashkia e Peqinit është më problematike nga mosshlyerja e punës që ato kryejnë për këtë institucion.