Për 4 ditë do festonte ditëlindjen, ndërron jetë aktori i njohur britanik

0

Ray Stevenson, aktori që luajti në filmat ” Thor ” si “Volstagg”, ka ndërruar jetë . Aktori britanik dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen. Ai ishte 58 vjeç. Detajet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

Stevenson ishte një prani e njohur në ekran. Ai u bë i njohur për publikun si ushtari Titus Pullos në serialin e HBO, “Roma”.

Një vit pas përfundimit të serialit, ai u shfaq në ‘Punisher: War Zone’ të vitit 2008 në rolin e heroit të Marvel, Frank Castle dhe më pas në ‘Thor’.

Natyrisht, ai kishte bërë edhe paraqitje të tjera në “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu