Përveç luftëtarëve dhe civilëve të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupolit, ka edhe rreth 100,000 banorë në pjesë të tjera të qytetit. BBC shkruan se Ata janë përpjekur të mbijetojnë pa ujë, energji elektrike apo gaz prej javësh.
Më herët kemi raportuar se Këshilli i Qytetit të Mariupolit i kishte ftuar këta banorë të mblidheshin në një qendër tregtare në orën 1600 me orën lokale (1300 GMT) pasi evakuimi mund të ishte i mundur të dielën. Por tani këshilli ka thënë në një postim në Telegram se ky evakuim është shtyrë për arsye sigurie deri në orën 08:00 me orën lokale (05:00 GMT) nesër.