Can Kariçi, i riu që u vra sot është takuar me një vajzë për herë të fundit. Gazetarja Anila Hoxha raporton se para se të gjendej i pajetë, ka konsumuar një kafe me një vajzë në lokalin e një personi të identifikuar si ‘G’. Në këtë lokal, ai ka qenë i shoqëruar me një vajzë, por pasi kanë dalë nga lokali, të dy janë ndarë.
Vajza ka ikur në drejtimin e saj, ndërsa Kariçi ka hipur në makinën e vet me targa gjermane dhe ka ikur në drejtim të zonës së njohur si Kodër Kamëz ku dhe u vra.