Një sasi lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Tetori” në Lushnje. Lënda plasëse është hedhur në banesën ku banon Altin Lamçe.
Shtëpia ku banon Lamçe është në pronësi të Albert Turkut, kunati i Lamçes, sipas Top Channel.
Është hera e tretë që në këtë banesë hidhet lëndë plasëse.
Njoftim:
Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.