“Për historinë!”/ Pas koncertit madhështor në Tiranë, Maluma habit me postimin e tij për shqiptarët

0

Të hënën e 14 marsit, ylli latin me famë botërore, Maluma mbajti një koncert madhështor në Tiranë.

Kjo ishte hera e parë e artistit të famshme nga Kolumbia që ndodhej në Shqipëri, teksa mbi 12 mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të ndjekur nga afër peformancën e tij.

28-vjeçari me të mbërritur në Shqipëri ka bërë postime të ndryshme, ndërsa të shumta ishin edhe ato nga performanca.

Edhe sot (16 mars) ylli i hitit “Corazon”, postoi në InstaStory një video të publikuar nga faqja e Instagramit të kompanisë “Royalty World Inc” në të cilën është përmbledhur qëndrimi i tij në Tiranë.

“Çfarë përvojë e mrekullueshme është të shkosh në vende për herë të parë dhe të kesh një mirëseardhje të tillë, faleminderit, shpresoj që të mund të rikthehem shumë shpejt”, shkruhet në mbishkrimin e videos, e cila u ripostua edhe nga Maluma me shkrimin: Për historinë”.

 

Kujtojmë që Maluma qëndroi në Shqipëri në kuadër të turneut të tij evropian “Papi Juancho”, i cili pas Tiranës do të vazhdoi në Londër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu