“Për kolltukë e ofiq, del nga varri lugat”, Spiropali i dedikon poezi Berishës

0

Tiranë-  Ministrja për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, në replikën e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha i ka dedikuar atij një poezi të Luan Myftiut i titulluar “Monologu i Pendesës”.

Në fjalën e saj Spiropali duke iu drejtuar Berishës, tha se vetëm do të lexojë poezinë, pasi ajo i thotë të gjitha, dhe e përshkruan siç është në të vërtetë.

Spiropali: Luan Myftiu poezi Monologu i pendesës……

Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty

Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy

Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall

Ti na rrope, na dogje, në dhe po na kall

Je pa shpirt, e xhelat hipokrit e demon

Pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon

Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara

Ta lë fajin në derë, je pa cipë, maskara

Si makut, gangster e dinak, je një horr

Të grabit sy ndër sy, e pa turp të bën qorr

Për kolltukë e ofiq, del nga varri lugat

Që të jesh veç ti zot, s’le shenjtor pa mëkat

Sa të gjej midis jush, dallkaukë e hajdutë, puthadorë e spiunë, dhe ca laro harbutë

Do të rrijë në opozitë, orator, demokrat, dhe t’iu lërë mos më keq, të përçarë pa surrat

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu