“Për një të ardhme më të mirë”/ Basha: Demokratët janë të bashkuar për t’i dhënë fund politikanëve të paprekshëm që e mbajnë Shqipërinë në vendnumëro

0

“Demokratët janë të bashkuar për t’i dhënë fund politikanëve të paprekshëm që e mbajnë Shqipërinë në vendnumëro”- është ky mesazhi që kryedemokrati Lulzim Basha ndan përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ndan foto nga takimi me strukturat e degës 4 të PD në Tiranë.

“Demokratët janë të bashkuar, pa asnjë dilemë për rrugën që kemi zgjedhur në shërbim të njerëzve, për t’i dhënë fund politikanëve të paprekshëm që duan ta mbjanë Shqipërinë në vendnumëro.

Vendosmëria jonë për të sjellë një ndryshim të vërtetë, duke e nisur atë nga vetja, është shenja më e qartë e angazhimit të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!”- shkruan Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu