‘Për të do jepja dhe jetën, nuk i doli gjak, vdekjen e ka nga pija’, Gjykata jep vendimin për Marsela Pushanin, vrau motrën e saj

0

Marsela Pushani, e akuzuar për vrasjen e motrës së saj, Amandës, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke caktuar arrest me burg për 40-vjeçaren, ndaj të cilës rëndon akuza për vrasje për shkak të mardhënieve familjare.

Përpara  gjukatës ajo ka deklaruar se qëlloi me thikë motrën e saj Amanda Pushani, pasi ato ishin konfliktuar për pijen. Ajo i tha gjykatës se nuk doja ta vrisja motrën.

“Unë për motrën time do jepja jetën, do doja une të isha e vdekur. Asaj nuk i doli gjak, e për këtë jam e bindur që vdekja nuk i është shkaktuar nga arma por nga pija. Motra ime pinnte 2-3 kg në ditë. Shenjat në trup i ka pasur nga alkoli, pasi ajo rrëzohej për shkak të gjendjes së alkolizuar. Mamanë e kemi të sëmurë”, është shprehur Pushani.

Ndërsa avokati është shprehur përpara gjykatës se klientja e saj e ka kryer veprën për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. Fillimisht 40-vjeçarja, tentoi ta fshihte ngjarjen, ku kish deklaruar se motra e saj vdiq për shkaqe natyrale.

Por, mjekët konstatuan se 37-vjeçarja kishte humbur jetën për shkak të një goditjeje me mjet prerës në pjesën e barkut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu