ITALI- Partia Popullore e Tirolit Jugor në Itali ka propozuar një projekt-ligj për vrasjen e ujqërve. Mediat italiane raportojnë se kjo është një nismë legjislative për momentin e diskutuar vetëm nga menaxhmenti i SVP-së, por që do t’i paraqitet këshillit provincial së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i partisë, Philipp Achammer i cili pretendon se ujqërit po kërcënojnë gjithnjë e më shumë sigurinë e qytetarëve.
“Ne duhet të veprojmë , duke qenë se iniciativat e ndërmarra në nivelin romak nuk do të çojnë në një rezultat në një afat të shkurtër. Ne kemi nevojë për një ligj provincial që përcakton në detaje hapat e ndryshëm të nevojshëm që grumbullimi i kafshëve problematike të bëhet i mundur. Nuk ka alternativa – tha Achammer – Nisma legjislative u diskutua nga drejtimi i SVP dhe do të paraqitet në Këshillin Krahinor”, tha Achammer.
Për Philipp Achammer, vendimet në lidhje me asgjësimin e ujqërve duhet të merren drejtpërdrejt nga Rajoni.
“Ligji i ri – deklaroi sekretari i partisë – duhet të parashikojë afate të qarta. Nuk bëhet fjalë më vetëm për mbrojtjen e kafshëve të fermës, por pas ngjarjes tragjike në Trentino edhe për mbrojtjen e qenieve njerëzore”, tha aia.
Achammer thekson se Provinca e Bolzanos ka një ligj për këtë çështje, i cili, megjithatë, nuk mund të zbatohet për shkak të mungesës së një opinioni Ispra.