Përdhunimet/ Kryeministri ia vë fajin grave për mënyrën se si vishen…

0

Kryeministri pakistanez Imran Khan, është kritikuar sërish, pasi tha se rrobat e grave janë fajtore për numrin në rritje të rasteve të përdhunimit në vend. Khan i bëri këto komente gjatë një interviste të fundit me Axios në HBO, me fragmentin në fjalë që ishte shpërndarë dhe kritikuar gjerësisht nga gazetarët dhe aktivistët. Statistikat zyrtare tregojnë se të paktën 11 incidente përdhunimi raportohen në Pakistan çdo ditë, me më shumë se 22,000 raste të raportuara në polici gjatë gjashtë viteve të fundit.

Kur u pyet nga intervistuesi Jonathan Swan nëse ai besonte apo jo se rrobat që veshin femrat ndikojnë në rastet e përdhunimit, Khan u përgjigj:

Është normale që nëse një grua ka veshur shumë pak rroba, kjo do të ketë një ndikim te burrat, përveç nëse ata janë robotë.
Kjo nuk është hera e parë në muajt e fundit që Khan bën komente të tilla në lidhje me përdhunimin. Në prill, grupet e të drejtave të njeriut e kritikuan Khan, pasi ai i këshilloi gratë të mbuloheshin për të mos tunduar përdhunuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu