Përd*hunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Fjolla Morina: Jam e shokuar, monstra tru kalbur

0

KOSOVË- Për rastin e ngjarjes së 11-vjeçares në Kosovë ka reaguar edhe këngëtarja e famshme Fjolla Morina.

Këngëtarja përmes një postimi në Instastory e ka konsideruar rastin si një ngjarje mizere, e cila thotë se ndihet e shokuar.

“Nuk besoj që ka njeri në këtë botë që nuk e dënon këtë ngjarje mizere e këta monstruma tru kalbur. E shokuar miq”, ka shkruar këngëtarja.

FOTO/ Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Fjolla Morina:
Postimi i Fjolla Morina
Nisur nga ngjarja që tronditi mbarë Kosovën dhe Shqipërinë, janë paralajmëruar protesta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Dje u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu