Përdhunohet turistja amerikane në Paris, arrestohet autori, si ndodhi ngjarja

0

FRANCË-Një i pastrehë është akuzuar për përdhunimin e një turisteje amerikane në zemër të Parisit. Ngjarja ndodhi në një tualet publik pranë Katedrales Notre-Dame në Paris.

Sipas asaj që u bë e ditur, partneri i gruas e ka kërkuar, kur ka konstatuar se ajo ishte vonuar për të dalë nga tualetet dhe e ka gjetur duke qarë, pas sulmit seksual që kishte pësuar. Qytetarët kanë arritur të kapin dhe ta mbajnë të dyshuarin përdhunues derisa policia ka mbërritur dhe e ka marrë.

“Gruaja amerikane po ecte përgjatë bregut të Seine të shtunën në mbrëmje me partnerin e saj, kur ajo hyri në bllokun e tualetit”, tha një burim.

Ajo arriti të çlirohej dhe më pas partneri i saj dhe gratë e tjera në tualet arritën të kapnin në kurth të dyshuarin përdhunues deri sa mbërriti policia.

Pas marrjes në pyetje, ai u akuzua për përdhunim. 23-vjeçari mohoi akuzat, duke thënë se veprimi i tij është bërë me pëlqimin e 27-vjeçares, përpara se të dërgohej në burg.

Gruaja u dërgua në spitalin Pitie-Salpetrière në Parisin lindor, ku iu dha ndihma e parë dhe tashmë është kthyer në SHBA me partnerin e saj, duke mbajtur kontakte me policinë dhe prokurorët francezë.

Zona ku ndodhi sulmi është zakonisht plot me turistë dhe përfshin Paris Plage, një “plazh” artificial në Seine plot me atraksione turistike. Megjithatë, ka raportime të shpeshta për incidente të paligjshmërisë nga të rinjtë që kërcënojnë kalimtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu