BRITANI E MADHE- Një ish-oficer në Londër i identifikuar me emrin Adam Provan 44 vjeç është dënuar me 16 vite burg, pasi akuzohet për përdhunimin e koleges së tij dhe një vajze të mitur, ngjarja të cilat kanë lëkundur besimin e publikut në forcën e kryeqytetit.
“Unë jam i sigurt se publiku do të jetë po aq i tronditur dhe i revoltuar nga shkeljet e Provan sa ne këtu. Ai abuzoi me pozitën e tij si oficer policie për të fituar besimin e të dyja këtyre grave. Veprimet e tij janë krejtësisht të mjerueshme,” tha Louisa Rolfe, Ndihmës Komisionerja në Policinë Metropolitane, në një deklaratë.
Veprat u kryen të gjitha ndërsa Provan ishte një oficer në shërbim. Forca më e madhe policore e Britanisë është nën presion për të reformuar dhe trajtuar shqetësimet e përhapura të publikut për oficerët e saj, shkruan Reuters.
Në fillim të këtij viti, një rishikim i pavarur zbuloi se forca ishte institucionalisht raciste, mizogjene dhe homofobike dhe e paaftë për të kontrolluar veten.