ITALI- Në gusht të vitit 2021, një e moshuar italiane 75-vjeçare u bë viktimë e një sulmi seksual nga një i ri. Bëhët me dije se 20-vjeçari shqiptar e ngacmoi gruan në autobuz në qytetin e Xhenovës dhe më pas e ndoqi deri në shtëpi ku e ka goditur dhe përdhunuar.
Bëhët me dije se autori është arratisur pas ngjarjes dhe është zhdukur për disa vite. Kjo ngjarje e paprecedentë ka tronditur të gjithë vendin fqinj.
Por falë hetimeve të kryera nga policia italiane, autori ishte identifikuar menjëherë pas sulmit dhe Gjykata e Apelit të Xhenovas e dënoi me gjashtë vite burgim për veprat penale ‘dhunë seksuale’, ‘vjedhje të rëndë’ dhe ‘plagosje personale’. Por megjithatë autori ka arritur të arratiset duke bërë të mundur edhe moskryerjen e dënimit.
20-vjeçari i arratisur ndodhej në qytetin e Fierit në vendin tonë, ku ishte fshehur prej disa kohësh. Nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet italiane dhe atyre shqiptare, është lëshuar një urdhër arresti europian. Ku më pas është bërë e mundur që policia shqiptare të kryejë arrestimin pas tre viteve në arrati.
Tashmë autori është 23 vjeç dhe do të përballet me drejtësinë dhe do të duhet të vuaje dënimin për krimet e rënda që ka kryer. Kanë nisur gjithashtu procedurat për transferimin në Itali.