Tre burra, të shpallur fajtorë për drogë dhe përdhunimin e rreth 10 grave në fund të vitit 2021 në një sallon bukurie, u ekzekutuan ditën e sotme, njoftoi gjyqësori i Iranit.
“Ata u varën në burgun e Bandar Abbas këtë mëngjes”, tha Moztaba Ghahramani, kreu i gjyqësorit të provincës Hormozgan në Iranin jugor, raportoi Mizan Online.
Njëri nga të ekzekutuarit, i cili ishte asistent doktor, joshi shtatë viktima përmes “reklamave false” në të cilat pretendonte se ofronte shërbime të kirurgjisë estetike, zbuloi Mizan Online.
Më pas i nënshtroi ndaj anestezisë dhe i përdhunoi. Dy burrat e tjerë, infermierë, u dënuan gjithashtu për përdhunim.
Irani ekzekutoi 582 persona vitin e kaluar, më shumë se çdo vend tjetër në botë përveç Kinës, sipas disa grupeve joqeveritare të të drejtave të njeriut.