Forcat ruse thuhet se kanë marrë kontrollin e aeroportit pranë Kievit, një prej më të rëndësishme në vend.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Ministria deklaron se 200 helikopterë rusë janë përdorur për ta kapur atë. Ai gjithashtu thotë se Kievi është “i bllokuar nga Perëndimi”.
Në ditën e dytë të agresionit rus në Ukrainë, luftimet janë përqëndruar kryesisht në Kiev, ndërkohë që presidenti Zelensky kërkoi më shumë reagim nga perëndimi.
Sipas tij edhe pse populli ukrainas është lënë i vetëm, ai do të bëjë rezistencë deri në fund.